
Detaje/ Flakët u pikasën nga besimtarët pas përfundimit të faljes, vatra në katin e dytë e xhamisë së Shupenzës

21 Mars 2025, 08:18 / AKTUALITET

Xhamia e Shupenzës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm pas përfundimit të faljes.
Fillimisht flakët janë piksur nga besimtarët në katin e dytë të xhamisë ku falen gratë dhe vajzat.
Menjëherë është njoftuar zjarrfikësja e Bulqizës e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje por e ka patur të pa mundur neutralizimin e flakëve.
Siç shihet dhe nga pamjet xhamisë i kanë mbetur vetëm muret.
Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar edhe policia e cila ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje.
Sipas dyshimeve të para nga policia, shkak mendohet të jetë një defekt në rrjetin e instalimeve elektrike.

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
Nga Irena Beqiraj
ide

Pse gënjyen që Trump do mbyllte SPAK-un?
Kreshnik Spahiu

I ka pjellë me Bashën
Nga Namir Lapardhaja

SPAK shpresa e shqiptarëve për çlirimin e demokracisë!
Nga Azgan Haklaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128