Detaje/ Ishte në kërkim për trafik heroine në Itali, prangoset në Kavajë. Si funksiononte grupi ku bënte pjesë 46-vjeçari

17 Prill 2024, 11:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detaje/ Ishte në kërkim për trafik heroine në Itali,

KAVAJË- Operacioni “Operacionalja 5” çoi në pranga shtetasin Samuel Garuja. Ai dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal, në Itali, për trafikim të heroinës, lokalizohet në Kavajë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 46-vjeçari.

Gjykata e Katanzaros, Itali, në korrik të 2023 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Grupi kriminal ku merrte pjesë 46-vjeçari, dyshohet se gjatë periudhës 2013-2018, ka trafikuar drejt Italisë, sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë.

Droga, kryesisht heroinë, vinte nga Turqia dhe, duke kaluar nga Shqipëria, importohej në Itali nëpërmjet portit të Barit, për t’u shpërndarë më pas në qendrat e trafikut të drogës në Crotone, Catanzaro dhe provincat.

Detaje/ Ishte në kërkim për trafik heroine në Itali,

Sipas hetimeve ne Itali, rezultoi se shqiptari Arkez Dibrani i njohur me nofken “xhaxhai”, ishte në krye të organizatës, dhe fshihej në Shqipëri, nga ku drejtonte trafikun e drogës.

Po ashtu, Dibrani u ndihmua nga Samuel Garuja, Isa Garuja dhe Samuel Muça. Të tre  bëhen përgjegjës nga Italia për rrjetin e shpërndarjes së drogës në Catanzaro, duke vendosur kontakte me blerësit me shumicë të heroinës. Gjatë gjithë hetimeve janë arrestuar, në flagrancë 34 persona.

Nga aktiviteti kriminal i kryer është bërë e mundur sekuestrimi i gjithsej mbi 45 kilogramë lëndë narkotike si heroinë dhe marijuanë, 18 mijë euro cash, rreth 70 kilogramë lëndë kanabis dhe dy armë të poseduara pa leje.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128