Detaje nga vrasja e efektivit në Fier, babai i viktimës i përfshirë në vrasje. Policia kontrolle në banesë, merren në pyetje familjarët

13 Maj 2024, 15:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detaje nga vrasja e efektivit në Fier, babai i viktimës i

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar ditën e sotme (13 prill) në Fier, ku 23-vjeçari Asllan Mernica qëlloi për vdekjen efektivin e “Shqiponjave”, Novroz Cenalia 28-vjeç, u ngritën disa pista hetimi.

Fillimisht u raportua për një konflikt të çastit dhe më pas për motive gjakmarrje.

Burime nga policia konfirmojnë se vrasje e sotme nuk ka lidhje me gjakmarrje, por ka qenë një konflikt i çastit. Sa i përket përfshirjes së babait të viktimës në një vrasje në 1997, sqarohet se ai ka vrarë një komshi, shtetasin Sali Arhulla në kushtet e vetë-mbrojtjes në Has, pas një sherri në fshat dhe më pas është shpallur i pafajshëm duke u rikthyer në polici.

Policia pas ngjarjes ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e autorit 23-vjeçar, ndërsa ka vendosur edhe shpërblim 30-mijë euro për këdo që jep informacione të vlefshme për kapjen e tij.

Kujtojmë që autori pas ngjarës është larguar me shpejtësi me një makinë tip “Audi” ngjyrë blu.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit. Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

 

Po ndodh...