"Nan” e Shqipërisë me pritshmëri të larta në skenën europiane, Alis performancë emocionuese në Eurovision Village

13 Maj 2026, 15:22 / SHOWBIZ ALFA PRESS
"Nan” e Shqipërisë me pritshmëri të larta në

Në pritje të gjysmëfinales së 14 majit, Eurovision Song Contest 2026 ka hyrë në fazën më emocionuese, ndërsa Shqipëria vjen me pritshmëri të larta për përfaqësimin e saj.

Alis ka ndezur atmosferën në Eurovision Village në Vienë, duke surprizuar publikun me një performancë të fuqishme dhe plot emocion.

Interpretimi i tij është pritur me entuziazëm nga të pranishmit, duke krijuar një lidhje të menjëhershme me publikun ndërkombëtar.

Ndërkohë, dy provat e para në skenën e madhe të festivalit janë realizuar me sukses, duke konfirmuar përgatitjen serioze dhe nivelin e lartë artistik Kënga “Nan” vjen si një rrëfim emocional dhe autentik, që ka krijuar tashmë pritshmëri të mëdha për një paraqitje dinjitoze në këtë kompeticion të rëndësishëm europian.

Ne 14 maj sytë e publikut shqiptar dhe të diasporës janë drejtuar nga skena e madhe në Vienë, ku Alis pritet të japë maksimumin për të siguruar një vend në finale.

Po ndodh...

ide