Rama replika me gazetarin e Euroaktiv: Edi kundër Eddy. Citimi i reduktuar ishte mashtrues, u keqpërdor nga njerëz me interesa ideologjike

Kryeministri Edi Rama ka replikuar në rrjete sociale me gazetarin e Euroaktiv Eddy Wax që mori në intervistë ministrin Ferit Hoxha lidhur me marrëveshjen për qendrën e emigrantëve në Kampin e Gjadrit.
Ajo që nxiti polemika ishte deklarata e Ferit Hoxhës që nga Eddy Wax u raportua se ministri deklaroi: Shqipëria nuk do ta zgjasë marrëveshjen e migracionit me Italinë përtej vitit 2030.
Rama u përgjigj një shkrimi të publikuar prej gazetarit sot me një nëntitull ‘Edi kundër Eddyt’. Rama tha se fjala e Hoxhës është interpretuar gabim dhe se është përdorur nga kushdo që ka interes të brendshëm ideologjik.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
I dashur Eddy Wax, e kuptoj që është argëtuese të krijohet një histori “Edi kundër Eddy”, por këtu realisht nuk ka vend për një gjë të tillë, sepse së pari, unë nuk u ankova për Edi-n tjetër, dhe së dyti, tani që ti me bujari publikove transkriptin e plotë, është krejtësisht e qartë se citimi i shkurtuar ishte mjaftueshëm çorientues që kushdo me një interes ideologjik të caktuar ta përdorte sipas dëshirës së vet.
Por sinqerisht, aspak hatërmbetje. Njëri Eddy duhet të bëjë atë që dëshiron, dhe Edi tjetër duhet ta durojë atë.
Në fund të fundit, thelbi mbetet i pandryshuar: Çfarë Italia kërkon nga Shqipëria, Italia e merr nga Shqipëria.
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128