Detaje të rënda/ Përdhunoi ish-gruan në Greqi, shqiptari e kërcënoi se do e hidhte nga ura

Detaje të rënda janë zbardhur nga përdhunimi i 28- vjeçari nga ish- bashkëshorti i saj shqiptar.
Gjithçka ka ndodhur në orët e para të së mërkurës kur 33-vjeçari shkoi me makinën e tij drejt shtëpisë së ish-bashkëshortes, shkruan Protothema.gr.
Aty autori futi me forcë 28-vjeçaren në makinë dhe janë nisur drejt zonës së Istmit. Gjatë gjithë rrugës ai e dhunoi egërsisht duke e goditur me grusht në kokë dhe në trup.
“Më kapi nga koka dhe po më godiste në xhamin e makinës dhe në kroskot ”, ka përshkruar viktima se çfarë ka kaluar.
Më pas ish-burri i saj tentoi ta zhveshte me forcë dhe kur ajo tentoi të largohej, ai mori një çakmak dhe i vuri zjarrin flokëve. Ankthi për 28-vjeçaren megjithatë nuk mbaroi me kaq. 33-vjeçari e tërhoqi zvarrë në shtëpinë e prindërve të tij në Korint ku e përdhunoi.
28-vjeçarja nënë e dy fëmijëve ka shkuar në spital me lëndime të rënda në fytyrë.
Siç tregoi 28-vjeçarja, në fakt kjo nuk ishte hera e parë që ajo ishte viktimë e abuzimit nga bashkëshorti i saj, i cili e kërcënoi se do ta hidhte në Istmus.
Shqiptari është vënë në pranga nga policia greke.
Po ndodh...
ide
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
Ti vetëm ik!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128