U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

3 Qershor 2026, 17:04 / POLITIKË ALFA PRESS

U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion

Gjykata e Posaçme ka marrë sot (3 qershor) vendimin për padinë dhe kallëzimin penal të ngritur ndaj deputetit socialist Erion Braçe, për shpifje.

Gjyqtarja Flojera Davidhi, pasi shqyrtoi kërkesën e akuzuesit Anduel Çekrezi, vendosi të deklaronte të pafajshëm ligjvënësin e mazhorancës, i cili kishte marrë pjesë në seancat gjyqësore të zhvilluara.

“Viktima akuzuese, shtetasi Anduel Çekrezi me datë 03.03.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin dhe shpalljen fajtor të z. Erion Braçe, për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes”, së kryer botërisht, parashikuar nga neni 120, paragrafi i dytë i Kodit Penal”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi, me vendimin nr. 45, datë 03.06.2026, vendosi:

Deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit Erion Braçe, për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes”, e kryer botërisht, parashikuar nga neni 120, paragrafi dytë i K.Penal thuhet në njoftim.

Kujtojmë se deputeti Erion Braçe, ishte përfshirë prej muajsh në një proces gjyqësor me biznesmenin e fotovoltaikëve Anduel Çekrezi, pas deklaratave publike dhe postimeve në rrjetet sociale lidhur me një konflikt pronësie në zonën e Imshtës, në Lushnjë.

Konflikti lidhet me pretendimet për zaptimin e tokave të banorëve për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Biznesmeni Çekrezi pretendon se disponon dokumentacion të rregullt pronësie dhe se toka në fjalë është blerë ligjërisht.

Ndërkohë nga ana tjetër, deputeti Braçe këmbëngulte se bëhet fjalë për tokë publike, madje duke pretenduar se është privatizuar edhe një pjesë e lumit.

Përplasja mes palëve përfundoi në rrugë ligjore ku Çekrezi paditi Braçen për shpifje, ndërkohë që ditën e sotme gjykata ka shpallur të pafajshëm këtë të fundit.

Po ndodh...

ide