Protestuesit kërkojnë largimin nga qeveria, Rama u kthehet me ironi: Dorëheqjen e kujt kërkoni? Mua më kanë votuar 800 mijë shqiptarë

Kryeministri Edi Rama, ndryshe nga sa ka ndodhur gjatë muajve të fundit, doli vetë për të folur para mediave pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë. Kreu i qeverisë u ndal sërish te tema më e “nxehtë” e ditëve të fundit, ajo e Zvërnecit.
I pyetur nga gazetarët lidhur me thirrjet e protestuesve për dorëheqjen e tij, Rama u përgjigj me ironi: “Dorëheqjen e kujt?”, duke theksuar më pas se protestat janë një debat i përsëritur ndër vite dhe se janë të nxitura nga faktorë të tuaj, të cilët sipas tij nuk i dëshirojnë investimet dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Ai shtoi se është i gatshëm të dialogojë me qytetarët që kanë shqetësime reale për mbrojtjen e mjedisit, por jo me ata që, sipas tij shfrytëzojnë këtë kauzë për qëllime politike.
“Dorëheqjen e kujt?... Ahaa... kam po një përgjigje: t’i referohen arkivit të gjatë të këtij filmi të vjetër, se tanimë këtu nuk ka asgjë të re. Unë nuk kam kërkuar të bisedoj me asnjë nga ata që për mua janë të kurdisur dhe janë të çartur; kam kërkuar të bisedoj me ata që kanë votuar për mua. Disa prej tyre më kanë shkruar nga protesta e parë, kam respekt për ta, dhe me ata jam gati të bisedoj, se ata nuk kanë dalë në protestë për të zhvilluar një episod të ri të një filmi shumë të vjetër.
Ai film duhet t’i tregohet të gjithëve që asgjë nuk më lëviz mua nga instinkti ku më kanë vendosur shqiptarët dhe kush flet në emër të shqiptarëve duhet të mos harrojë që unë mishëroj vullnetin e mbi 800 mijë shqiptarëve, kam një kontratë me ta. Kush flet në emër të ndjenjave të vërteta se çfarë mund të ndodhë me mjedisin, si mund të mbrohet dhe rrezikohet mjedisi, është i mirëseardhur për të biseduar me mua dhe me ne. Ata që vijnë me libra në shtëpinë sime, poshtë zyrës sime te selia dhe vijnë vërdallë nëpër rrugë si çakenjtë e Agimit të Artë në Greqi që ulërinin “Greqia është grekëve”, ata janë subjekt për Zotin dhe Zoti i faltë, se ata nuk dinë çfarë bëjnë”, tha Edi Rama, ndërkohë që i ndalur te resorti luksoz i cili pritet të jetëzohet në zonën e Zvërnecit, kryeminsitri këshilloi” të rinjtë që të pyesin Chatgbt i cili do t’i japë përgjigje se si investime të itlla dinjitoze do të ndikojnë pozitivisht te ekonomia e vendit.
Pjesë nag fjala e Edi Ramës:
Janë të panumërta burimet e botës demokratike që kanë nxjerrë studime se si forcat kundër BE-së dhe zhvillimit të vendeve që i duan nën sqetull apo që nuk i duan të forta organizojnë, nxisin dhe orkestrojnë situata të kësaj natyre, duke përdorur në radhë të parë çështjet e ambientit. Orkestrohen nga ustallarë si ata të Agimit të Artë në emër të Shqipërisë së shqiptarëve, me shqiptarë, vajza, djem, të reja e të rinj, me qasje atdhedashurie ndaj natyrës, të cilët ndihen të lënduar dhe këtë gjë e dinë forcat.
Kjo është një luftë hibride, por nuk ka asnjë dyshim që kjo luftë do të mbarojë dhe secili do të marrë atë që i takon dhe mbi të gjitha shqiptarët dhe Shqipëria do të marrin të ardhurat që u takojnë për të rritur ekonominë. Shqipërinë në të gjitha aspektet. Injoranca nuk është kurrsesi argument dhe unë i druhem shumë injorancës sime, se më duhet të flas për shumë fusha për shkak të detyrës sime. Lexoj shumë, mësoj shumë, sepse mbaj përgjegjësi për ato që them. Por duhet të përballem me njerëz që thonë: “Për çfarë na duhen ne resortet luksoze se ato nuk janë për ne?” Në fakt, e kundërta është.
Resortet luksoze sjellin të ardhura më të larta në ekonomi nga turizmi dhe këto janë shifra, nuk është nevoja të më dëgjoni mua për këto. Sidomos tani që të rinjtë kanë ChatGPT, mund ta pyesin dhe të thonë: “Unë jam një i ri që s’kam të ardhura, familja ime s’ka të ardhura dhe s’kemi për të shkuar në një resort luksoz, pse duhet ta pranoj ndërtimin e një resorti luksoz?” dhe do të marrin përgjigje se resorti luksoz prodhon të ardhura edhe për ta.
Po ndodh...
ide
Ti vetëm ik!
Një protestë kundër arrogancës së Ramës dhe agonisë së Berishës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
