Ndihmoi dy autorët në vendosjen e tritolit në Sarandë, arrestohet 21-vjeçari. I gjenden armë dhe municion

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Sarandës si i dyshuar për përfshirje në atentatin me lëndë plasëse ndaj një shtetasi, ngjarje e ndodhur në muajin shkurt të këtij viti në zonën e Urës së Vrinës në Sarandë.
I riu dyshohet se ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë, të shpallur më herët në kërkim, për vendosjen e eksplozivit në automjetin e viktimës së synuar.
Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Identifikimi”, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 21-vjeçarit u sekuestrua edhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që mbahej pa leje.
NJOFTIMI – Sarandë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore nën drejtimin e Prokurorisë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në tentativën për vrasje të një shtetasi duke i vendosur lëndë plasëse në automjetin që drejtonte, më datë 05.02.2026.
Si rezultat i hetimeve, u identifikua, u kap dhe u ndalua një 21-vjeçar i dyshuar si bashkëpunëtor i dy autorëve të dyshuar, të shpallur në kërkim më parë për këtë ngjarje.
Gjatë operacionit për kapjen e 21-vjeçarit, Policia gjeti në banesën e tij dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Si rezultat i hetimeve të thelluara dhe intensive, të kryera për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në ngjarjen e mëngjesit të datës 05.02.2026, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, finalizuan operacionin e koduar “Identifikimi”.
Gjatë operacionit u kap dhe u ndalua shtetasi I. K., 21 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka nxjerrë urdhër ndalimi për të, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
21-vjeçari akuzohet si bashkëpunëtor i shtetasve në kërkim G. T. dhe Xh. B., të cilët më datë 05.02.2026 kanë vendosur eksploziv në automjetin që drejtonte shtetasi M. Gj.
Më tej, gjatë operacionit u krye kontroll në banesën e të ndaluarit, ku u gjet një armë zjarri (pistoletë) me municion, e cila posedohej pa leje.
Vijojnë kontrollet për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy shtetasve në kërkim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
Ti vetëm ik!
Një protestë kundër arrogancës së Ramës dhe agonisë së Berishës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128