E rëndë në Maliq, 60-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, policia nis hetimet
3 Qershor 2026, 08:40 / AKTUALITET

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Libonik të Maliqit, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Sipas informacioneve paraprake, viktima jetonte prej rreth një muaji me vëllain e tij, i cili kishte ardhur nga jashtë vendit për të qëndruar për disa kohë.
Ka qenë pikërisht vëllai ai që e ka gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit dhe më pas, ai i ka kërkuar një fqinji të njoftonte ambulancën dhe policinë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Po ndodh...
Protesta nuk është vetëm e "protestës"
Nga Poli Hoxha
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
