Protesta qytetare para Kryeministrisë, Qafoku: Opozita mbeti pa punë!

2 Qershor 2026, 22:45 / POLITIKË ALFA PRESS

Protesta qytetare para Kryeministrisë, Qafoku: Opozita mbeti pa punë!

Gazetari Roland Qafoku duke komentuar protestat e fundit qytetare para Kryeministrisë, thekson se në një farë mënyre ato e kanë bërë opozitën të duket e papunë.

Sipas Qafokut, protestat tregojnë që problemi s'ka qenë se qytetarët nuk ngrihen, por nuk janë frymëzuar deri më tani nga PD. 

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, gazetari shtron ndër të tjera pyetjen: A është shqetësuar qeverisja nga kjo protestë?

Për ironi të kësaj çfarë po ndodh PS në Pallatin e Kongresit po bën festimet e 35-vjetorit, ku Rama u është përgjigjur edhe protestuesve, që sa të jem unë s’ka kthim pas. Në PS në dukje s’ka ndonjë shqetësim. Por nga ana tjetër vlen për t’u theksuar që a është shqetësuar qeverisja nga kjo protestë? Ajo që është e dukshme në radhë të parë, është që duket sikur opozita ka dalë pa punë. Sepse i ra kauza që ky popull s’del, nuk proteston. Nuk e ka motivuar popullin që të protestojë opozita. E ka vënë në vështirësi qeverisjen që çke me të. Ka një kakofoni në protestë dhe nëse s’do ketë organizim s’ka për të pasur krye. Bukuria e kësaj proteste ishte që s’kishte molotov, fishekzjarrë, që ishin një tmerr”, shprehet Qafoku.

Po ndodh...

ide