“Do zgjedhësh burgun apo dorëheqjen?” Gazetari “zë ngushtë” Edi Ramën, kryeministri: S’është etike si pyetje

3 Qershor 2026, 16:42 / POLITIKË ALFA PRESS

“Do zgjedhësh burgun apo dorëheqjen?” Gazetari

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama iu përgjigj gazetarëve në lidhje me protestën që po mbahet kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec të Vlorës.

I pyetur për mundësinë e negociatave me protestuesit, Rama tha se ai fton për të folur vetëm ata që e kanë votuar, ndërsa për të tjerët u shpreh se i njeh dhe e di se cilët janë.

Më tej, kryeministri iu përgjigj edhe pyetjes lidhur me thirrjet e protestuesve që kërkojnë burg për të, duke deklaruar se koha kur njerëzve u tregohej burgu në rrugë ka mbetur pas.  Po ashtu ai tha se aty është SPAK, që sipas tij bën punën në shërbim të drejtësisë.

Rama: Nuk do të përgjigjem se do të konsiderohem si një njeri që nuk respekton mediat, se nuk është etike. Ata që vijnë e protestojnë, e di shumë mirë që janë shqiptarë. Nuk kam ftesë për ata që kërkojnë dorëheqjen time pa kushte. Unë e di se cilët janë ata dhe si funksionojnë.

Unë e kam me ata që janë pjesë e asaj turme që nuk kanë lidhje me ata të parët dhe nuk dalin në bulevard për dorëheqjen time.

Për sa i përket burgut, koha kur njerëzve u tregohej burgu në rrugë e kemi lënë pas. Unë kam udhëhequr betejën më të madhe historike për shqiptarët, duke i hapur rrugën reformës në drejtësi dhe i kemi dhënë jetë një strukture që është shumë e pavarur nga unë, e cila bën punën në shërbim të drejtësisë.

Edhe këto spekulime nuk më bëjnë përshtypje, sepse është një film që ka të njëjtin fund. Më vjen keq për ata që u shkojnë pas atyre nxitësve dhe pretendojnë se në të njëjtin film do të shohin një fund ndryshe, ku personazhi i tyre do të triumfojë. Nuk ndodh kjo.

Po ndodh...

ide