Detaje tronditëse nga aksidenti në Tiranë. Trupi, i coptuar plotësisht

Bëhen publike detaje nga aksidenti i djeshëm në aksin rrugor Shkozë- TEG, ku mbeti i vdekur një person.
Viktima nuk është identifikuar ende nga policia për shkak se përplasja ka qenë aq e fortë, sa trupi është ndarë në disa copa. Ndërkohë janë zbardhur dhe dëshmitë e disa personave që gjendeshin në vendin e ngjarjes në momentin e aksidentit.
Mësohet se fillimisht ata nuk e kuptuan se kishin të bënin me një njeri por menduan se ishte shtypur ndonjë kafshë. Por kur u afruan afër ngelën të tmerruar pasi kuptuan se bëhej fjalë për mbetjet e një njeriu.
Ata ndaluan dhe bllokuan rrugën që të mos kalonin më makinat e tjera mbi pjesët e trupit në rrugë, deri në momentin e mbërritjes së policisë pas njoftimit nga ana e tyre. Ndërkohë sipas dëshmitarëve mësohet se nuk dihet kush mund të jetë autori pasi ishte larguar nga vendngjarja në momentin kur ata mbërritën.
Njoftimi I Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.12.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Shkozë – TEG, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve të drejtuesit të automjetit dhe të viktimës, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

