Detaje/ Vrau shqiptarin pas një shakaje, Riccardo Stefani kishte idhull vrasësin Max Cady

9 Qershor 2024, 19:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detaje/ Vrau shqiptarin pas një shakaje, Riccardo Stefani kishte idhull

Riccardo Stefani, 41 vjeç është italiani që ndodhet pas hekurave pasi vrau shqiptarin Ilirjan Minaj në shkallët e pallatit.

Stefani kishte bërë një batutë të pakëndshme për shqiptarin, i cili i ishte kundërpërgjigjur dhe kishte shkelmuar derën e apartamentit të italianit.

Ky i fundit, një person me precedent penalë dhe konsumues i lëndëve narkotike, është futur në banesë, ka marrë thikën dhe më pas ka qëlluar shqiptarin në qafë dhe në gojë, i cili ka ndërruar jetë.

Por kush është Riccardo Stefani?

Mediat italiane shkruajnë se ai është një person me rekorde kriminale. Idhulli i tij është vrasësi psikopat i luajtur nga De Niro në filmin “Cape Fear”, Max Cady. Siç duket, Stefani e adhuronte aq shumë këtë personazh saqë e kishte vendosur dhe si foto profili në Facebook.

Në momentin që italiani është vënë në pranga, i gjithë komuniteti shqiptar kanë shpërthyer në ofendime kundrejt tij dhe kanë tentuar ta sulmonin. Ata rrëfyen se e njihnin Ilirjan Minajn prej vitesh. 61-vjeçari shqiptar ka lindur më 29 nëntor 1962 në Korçë. Prej disa vitesh ai ishte shpërngulur me gruan e tij Natasha në Bibbiano, ku dhe kishin rritur vajzën e tyre. Ditën e krimit ai u nis të takonte mbesën që jetonte në një pallat me Stefanin, por përballja me të në shkallë i shkaktoi vdekjen.

 

Po ndodh...