Detajet/ Gjendet i vdekur 35-vjeçari shqiptar në Greqi
5 Qershor 2024, 21:17 / AKTUALITET

Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në një kanal vaditës në Koulouta, Imathia.
Trupi i pajetë i shqiptarit u gjet mesditën e kësaj të mërkure nga forcat zjarrfikëse, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.
Vendi ku u gjet i ndjeri nga Shqipëria, është në një zonë rurale midis fshatrave Diavatos dhe Kouloura të Imathia.
Operacionin e rikuperimit e kanë tentuar 15 zjarrfikës me 4 automjete duke përfshirë edhe ekipin e zhytësve me një varkë shpëtimi.
Policia po kryen hetimet paraprake për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja tragjike.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

