Detajet nga vrasja në Shkodër/ Ishte i vetëm në banesë, persona të paidentifikuar e qëlluan me silenciator

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit në Shkodër, i cili u gjet i pajetë në një banesë. Ngjarja ndodhi në lagjen Skëndërbeg.
Petrit Vuksani ka qenë i vetëm në banesë kur persona të paidentifikuar ende kanë hyrë brenda dhe e kanë qëlluar me armë zjarri. Ndërkohë, 51-vjeçari kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi ishte në Angli (1 muaj më parë).
Nga dëshmitë e fqinjëve të viktimës, mësohet se ata nuk kanë dëgjuar asnjë të shtëne më armë zjarri, ndërkohë që dyshohet se mund të jetë përdorur një silenciator.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
-
-
Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima
2 Maj, 12:42 -
Vrasje me armë zjarri në Shkodër
2 Maj, 12:38
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


