Dhunoi nxënësit dhe u hodhi ushqimin, policia procedon drejtorin e një shkolle private në Elbasan

23 Prill 2026, 10:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dhunoi nxënësit dhe u hodhi ushqimin, policia procedon drejtorin e

Drejtori i një shkolle private në Elbasan është proceduar penalisht nga policia e Elbasanit pasi u shfaq në një video “skandaloze” nëpër rrjete sociale teksa dhunonte nxënësit në oborrin e shkollës dhe hidhte ushqimet e tyre. 

Policia nisi ndjekje penale për shtetasin turk Fatih Konuksever për veprën penale “Fyerja e të miturve”.

Edhe pse nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, asnjë shkak nuk justifikon sjelljen e paprecedentë të një drejtuesi institucioni arsimor.

Nga ana tjetër ka reaguar edhe Bashkia e Elbasanit e cila ka gjobitur shtetasin turk për ndotje të mjedisit teksa shfaqet duke hedhur ushqimet e fëmijëve.

 

Po ndodh...