Goditi me thikë pas sherrit 16-vjeçarin, arrestohet autori në Korçë

23 Prill 2026, 10:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Goditi me thikë pas sherrit 16-vjeçarin, arrestohet autori në

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi gjatë një sherri mbrëmjen e djeshme, ka goditur me thikë një 16-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec. Ndërkohë i plagosur ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor . Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bulgarec, në rrugë, dyshohet se ka goditur me thikë, një 16-vjeçar, banues në fshatin Bulgarec, për motive të dobëta. I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Korçës dhe është  jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës (thikë) dhe celulari i të arrestuarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Po ndodh...