Dhunoi për vdekje të moshuarin që nuk i shiti alkool, dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj

Gjykata e Fierit ka dënuar me 12 vite burg Ilir Nukajn, i cili dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi, pas një konflikti të ndodhur në tetor të vitit të kaluar.
Ngjarja ndodhi më 13 tetor 2023, në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të viktimës. Sipas hetimeve, konflikti nisi pasi Rustemi nuk pranoi t’i shiste alkool të pandehurit, i cili reagoi me dhunë fizike duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën.
Prokuroria e Fierit e akuzoi Nukajn për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, ndërsa kërkoi dënimin e tij me 10 vite burg. Megjithatë, trupa gjykuese me kryesuese Klodiana Kryeziu dhe anëtarët Noel Veizi dhe Alfred Konomi vendosën dënimin me 12 vite burgim.
Vendimi i gjykatës shkaktoi reagime të ashpra në sallën e gjyqit nga familjarët e viktimës, të cilët kundërshtuan vendimin duke ofenduar dhe kërcënuar gjyqtarët. Mbesa e viktimës, e shoqëruar më pas nga policia, ka kundërshtuar largimin nga ambientet e gjykatës dhe ka thyer xhamin e derës kryesore, për çka ndaj saj është nisur një procedim penal nga Prokuroria.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


