PSG-REAL MADRID/ Leksion futbolli nga francezët, madrilenët turpërohen në pjesën e parë, pësojnë 3 gola

9 Korrik 2025, 22:06 / SPORT ALFA PRESS
PSG-REAL MADRID/ Leksion futbolli nga francezët, madrilenët

PSG dhe Real Madrid përballen sot në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve, një duel që për shumëkënd është finalja e mirëfilltë e këtij turneu që zhvillohet për herë të parë me formatin e ri.

Francezët vijnë me petkun e një skuadre favorite, pasi janë fituesit në fuqi të Ligës së Kampioneve dhe kanë treguar edhe në ndeshjet e mëparshme të këtij aktiviteti formën që po kalojnë. Por përballë Realit dhe emrave të mëdhenj të kësaj skuadre, nuk je asnjëherë me të vërtetë favorit. Ndaj ndeshja e sotme pritet me shumë kureshtje pasi shumëkush është i bindur se fituesi i turneut do të dalë pikërisht nga kjo gjysmëfinale.

Për shkak të trafikut të madh në qytetin e Nju Jorkut, që vonoi edhe mbërritjen e skuadrave dhe tifozëve në stadium, u vendos që starti i ndeshjes të shtyhej me 10-15 minuta.

LIVE PSG-REAL MADRID 3-0
6′, 24′ Fabian Ruiz, 9′ Dembele

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e thellë 3-0 të PSG.

45’+2’ Dembele tenton supergolin nga e majta me një gjuajtje që vë në vështirësi Kurtua, i cili kalon sferën mbi traversë. 

45’+2’ Pas një goditje këndi, Nunjo Mendesh ka mundësi të gjuajë në portë, por ndalet nga Kurtua. 

40’ Kvaratskhelia bën gjithçka mirë në zonën e madrilenëve, gjen hapësirën dhe gjuan, por nuk gjen portën e Kurtua. 

39’ Mbape rrëzohet në zonë teksa po tentonte një driblim nga e majta, gjyqtari vazhdon lojën. 

36’ Top në thellësi për Doue, Kurtua del dhe mbërthen sferën.

24’ GOOOL PSG! Zbërthim i plotë i madrilenëve, me një kundërsulm të Hakimit nga e djathta që finalizohet nga Fabian Ruiz. (VIDEO)

20’ Gjuajtje e Hakimit nga e djathta, sfera shkon jashtë katërkëndorit të Kurtua. 

9’ GOOOL PSG! Dembele i vjedh topin Rydiger para mbrojtjes dhe shkon i qetë para Kurtua, duke mposhtur këtë të fundit. (VIDEO)

6’ GOOOL PSG! Dembele bën presion te Asensio duke i hequr topin, Fabian Ruzi përfiton dhe pak hapa larg portës shënon në portën e Kurtua. (VIDEO)

4’ Fabian Ruiz nga e djathta gjuan drejt portës, Kurtua i mohon golin me një ndërhyrje të saktë. 

1′ Nis dueli në Nju Jork.

PSG: Donaruma; Hakimi, Markinjos, Beraldo, Nunjo Mendesh; Fabian Ruiz, Vitinja, Nevesh; Doue, Dembele, Kvaratskhelia
Trajner: Luis Enrike

REAL MADRID: Kurtua; Valverde, Rydiger, Asensio, Fran Garsia; Arda Gyler, Tçuameni, Bellingam; Mbape, Gonzalo Garsia, Vinicius.
Trajner: Çabi Alonso

Po ndodh...