Dhunuan dhe tentuan të vrisnin të moshuarën dhe nipin e saj në Vlorë, arrestohen dy kosovarët

30 Prill 2023, 09:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dhunuan dhe tentuan të vrisnin të moshuarën dhe nipin e saj

Tentuan të vrisnin një shtetase të moshuar dhe nipin e saj të mitur, duke i dhunuar fizikisht dhe duke i lënë pa ndjenja në banesën e tyre, të cilës më pas i vunë qëllimisht zjarrin, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari nga Kosova, shpallet në kërkim bashkëautori tjetër (gjithashtu nga Kosova).

42-vjeçari u kap në PKK Morinë, në tentativë për t’u larguar nga vendi ynë.

Vihet në pranga edhe një shtetas tjetër kosovar, pasi dyshohet se duke patur dijeni për këtë krim, nuk e kallëzoi atë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Llakatund, Vlorë, dyshohet se për motive të dobëta, 2 shtetas kishin dhunuar fizikisht një 70-vjeçare dhe nipin e saj 14-vjeçar, dhe më pas kishin tentuar t’i vrisnin ata, duke i vënë zjarrin banesës ku këta 2 shtetas gjendeshin pa ndjenja, kanë organizuar punën për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtij rasti.

Falë veprimeve të shpejta operacionale të Policisë së Vlorës, si dhe koordinimit të informacionit dhe punës policore me shërbimet e PKK Morinë, u kap në Morinë, në tentativë për t’u larguar drejt Kosovës, njëri prej autorëve të dyshuar, shtetasi G. B., 42 vjeç, banues në Kosovë. Gjithashtu për këtë rast, u vu në pranga shtetasi D. K., 32 vjeç, banues në Kosovë (shoqërues i shtetasit G. B.), i cili dyshohet se duke patur dijeni për këtë krim, nuk e kallëzoi atë.

Në vijim të veprimeve procedurale, u shpall në kërkim autori i dyshuar kryesor i kësaj ngjarjeje, shtetasi H. B., 51 vjeç, banues në Kosovë. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

 

Po ndodh...