Kush është Harry Simson, britaniku që mbajti nën vëzhgim Nikulajn deri ditën e vrasjes?

30 Prill 2023, 08:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kush është Harry Simson, britaniku që mbajti nën

Harry Simson, kishte rrolin e vëzhguesit , ai ishte një nga katër britanikët e akuzuar nga autoritetet shqiptare se ka bashkëpunuar në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Simson qëndronte si turist te hoteli i Nikulajt në Shëngjin.

Ai mbërriti në Shqipëri në datën 11 prill dhe çdo ditë shtynte qëndrimin duke paguar dhomën deri në 19 prill, ditën kur u krye vrasja.

Harry James Simpson shihet nga kamerat e sigurisë teksa konsumon birra në hotel dhe luan bilardo, shpesh ai flet në telefon, dyshohet duke informuar vrasësin Ruben Saraiva për lëvizjet e Nikulajt.

Duke iu referuar prokurorisë angleze CPS, Harry James Simpson, banues në Abbey Ëood në Jug të Londrës, ka precedentë penal dhe dënime në të shkuarën.

Në Shkurt të vitit 2015, Simpson, është arrestuar për shitje kokaine më një pastërti prej 89% dhe shitje kanabisi me vlerë 40.000 sterlina. Atëherë 24 vjeç, Simpson po udhëtonte me një makinë tip BMË kur u ndalua dhe u kontrollua nga policia. Ai u dënua me 5 vite burg.

Harry Simson është vënë tashmë në pranga në Britaninë e Madhe dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

 

Po ndodh...