Dimër në pranverë/ Pas veriut, bora nis dhe në juglindje, zbardhet Dardha dhe Voskopoja

21 Prill 2024, 13:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dimër në pranverë/ Pas veriut, bora nis dhe në juglindje,

Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në juglindje të vendit.

Raportohet se reshje bore ka në zonën e Dardhës dhe në atë të Voskopojës.

Sipas informacioneve, reshjet janë regjistruar në lartësitë mbi 1000 m.

Aktualisht ka reshje me intensitet deri në mesatar, ndërsa mjetet borëpastruese kanë zbritur në terren për pastrim dhe kriposje të rrugëve me qëllim qarkullimin sa më normal të automjeteve.

Deri në këto momente nuk janë regjistruar problematika as me energjinë elektrike.

 

Po ndodh...