Dinamika/ Futi foshnjën e porsalindur në qese plehrash dhe e hodhi në lumë, pas aktit të rëndë nëna shkoi në spital! Si e mësoi policia ngjarjen

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Krujë këtë të hënë, ku një nënë 42-vjeçare hodhi në bregun e lumit të Tapizës foshnjën e saj të sapolindur.
Pas aktit të rëndë, 42-vjeçarja Leta Koçi shkoi në spital të merrte ndihmën e nevojshme mjekësore dhe aty ka treguar për ngjarjen.
Pas rrëfimit të saj, policia u informua për rastin e rëndë dhe shkoi në vendngjarje dhe gjeti trupin e foshnjës në qesen e plehrave.
Sipas burimeve, bashkëshorti në dëshmi ka thënë se nuk e dinte se ajo ishte shtatzënë.
“E gjithë familja thonë se nuk e dinin që ishte shtatzënë, as vetë gruaja dhe as burri, ka hyrë në tualet dhe ka lindur, nuk e ka vrarë fëmijën, ka lindur i gjallë, por mund të ketë vdekur aty ose më pas, nuk dihet ende”, thotë një burim nga grupi hetimor që po merret me çështjen.
Sipas policisë, rreth orëve të mëngjesit dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, gruaja duke pretenduar se e ka lindur të vdekur, e ka futur trupin e foshnjës në qese dhe e ka hedhur në lumë.
Nuk dihet ende gjendja emocionale dhe mendore e gruas banuese në Tapizë dhe nëse ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen Leta Koçi 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.
Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



