‘Do mbroj familjen’/ Boksieri i ekzekutuar ishte kapur me armë zjarri vjet
11 Mars 2024, 09:50 / AKTUALITET

Boksieri i njohur shqiptar, Besar Nimani, u ekzekutua në mënyrë mafioze në Gjermani gjatë fundjavës.
Ndërkohë mediat gjermane raportojnë detaje të reja në lidhje me boksierin e vrarë.
Sipas tyre, vitin e kaluar ai ishte arrestuar pasi ishte kapur me armë të paligjshme zjarri.
Nimani ishte justifikuar duke thënë se armët po i mbante për të mbrojtur familjen e tij.
Ndërkohë gazeta BILD shkruan se edhe dhjetë vjet më parë, Nimani ishte përfshirë në një përplasje të armatosur.
Boksieri nga Kosova ishte vendosur në Gjermani në vitin 1997.
Ai kishte fituar 26 nga 27 ndeshje që kishte zhvilluar, duke mbajtur edhe një titull kampion Europe.
Ai u vra teksa po dilte nga një restorant në Bielefeld.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


