Grupi i strukturuar kriminal në AKSHI, me zërin e dridhur Mirlinda Karçanaj shfaqet te Grida Duma: Unë do të them të vërtetën... sepse nuk kam heshtur, por e kam pasur të pamundur të flas!

Ish-drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj është shfaqur për herë të parë në media qëkur SPAK mori në dorë dosjen e grupit të strukturuar kriminal brenda AKSHI-t dhe njoftoi për të masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".
Me zërin që i dridhej dhe gati e përlotur, ish-drejtuesja e lartë e shtetit është shprehur se ajo do të thotë publikisht të vërtetën, të vërtetën e saj, sepse deri tani është dëgjuar vetëm akuza.
Mirlinda Karçanaj ka zgjedhur të flasë në "Top Story-n" e Grida Dumës, duke thënë se gjithë këto muaj nuk ka dashur të heshtte, por e ka pasur të pamundur. Ajo theksoi se pasi Gjykata e Lartë rrëzoi arrestin shtëpiak, ajo ka "rilindur" sërish.
"Unë nuk kam heshtur, por e kam pasur të pamundur të flasë. Jam gjendur përballë një bote që nuk isha përgatitur. Jam gjendur brenda 4 mureve në një mjedis fajësie të paracaktuar. Jam qëlluar me gurë nga të gjitha drejtimet. Unë duhet të mbroja fëmijët, por nuk kisha mundësi të mbroja veten.
Ditën kur Gjykata e Lartë ndryshoi vendimin, kam marrë frymë, kam qenë në ankth, në stres, mora frymë për herë të parë si një njeri që ka të drejtën legjitime edhe të mendojë, jo të përjetojë atë që përjetova unë.
Çdo proces duhet të hetohet, çdo përgjegjësi duhet të provohet, por jo të poshtërohet. Si mund të jem unë e pafajshme, kur historia ime është treguar nga të gjithë ata që nuk e dinë fare si është kjo histori. Unë nuk jam pyetur për ato të zeza që më janë veshur publikisht", ka thënë ndër të tjera Mirlinda Karçanaj.
Një hetim i gjerë i Prokurorisë së Posaçme, i zhvilluar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, zbuloi një skemë të dyshuar kriminale të manipulimit të tenderave publikë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, përmes presionit, dhunës dhe heqjes së paligjshme të lirisë.
Sipas SPAK, hetimi çoi në caktimin e masave të sigurisë për tetë persona, me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mes personave ndaj të cilëve u vendosën masa janë edhe Mirlinda Karçanaj, drejtuese e AKSH-it dhe zëvendësdrejtoresha Hava Delibashi.
Në qendër të hetimit janë edhe Ergys Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiri, të cilët akuzohen për disa vepra të rënda penale, përfshirë konkurrencën e paligjshme përmes dhunës, shkeljen e barazisë në tendera, heqjen e paligjshme të lirisë, pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Për ta është vendosur masa e “arrestit me burg”, por ajo nuk është ekzekutuar, pasi të dy nuk janë arrestuar gjatë operacionit.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128