‘Do vdesësh’/ Gazetarja: Çfarë më tha doktoresha kur isha mbipeshë

Gazetarja angleze, Alice Taylor ka arritur që në 2 vite, të bjerë 43 kilogram nga pesha.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Taylor u shpreh se doktoresha i kishte thënë se po të vazhdonte me peshën që do të kishte, mund edhe të vdiste. Taylor thotë se do që të jetë një shembull i mirë për vajzën e saj.
“Arsyeja e parë ishte për shëndetin. Doktoresha më tha se nëse vazhdon kështu, do të vdesësh. Unë kam një vajzë të vogël dhe dua t’i jap një shembull të mirë. Është më mirë sesa ajo të më shohë mua të shëndoshë dhe të pashëndetshme.
Ajo po mëson nga unë. Ndihem shumë mirë, shumë e lumtur, ndihem e re. Ndihem mirë, shoh fotot që kam pasur më parë dhe më vjen turp. Tani jam e lumtur, jam krenare për veten time.”, theksoi ajo.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128