Dogji qëllimisht një makinë në Lushnjë, arrestohet 39-vjeçari! Mësohet edhe porositësi

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnjë, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin automjetit të një shtetasi, me porosi të një 28-vjeçari, i cili është shpallur në kërkim.
Ngjarja u regjistrua në fshatin Pluk, ku shtetasi D. V. kallëzoi se automjeti i tij ishte djegur pranë banesës.
Si rezultat i hetimeve, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit M. B., 39 vjeç, banues në zonë dhe me precedent penal.
Nga hetimet rezultoi gjithashtu se djegia e automjetit dyshohet të jetë kryer me porosi të shtetasit A. Z., 28 vjeç, i cili është aktualisht në kërkim.
Sipas të dhënave paraprake, ai kishte konflikte për motive pronësie me xhaxhanë e pronarit të automjetit të djegur.
Policia vijon punën për kapjen e 28-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Fierit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Dogji automjetin e një shtetasi, me porosi të një 28-vjeçari, identifikohet dhe kapet 39-vjeçari (shtetas me precedent penal).
Punohet për kapjen e 28-vjeçarit, i cili dyshohet se e porositi krimin, për shkak të konflikteve për motive pronësie, me xhaxhanë e pronarit të automjetit të djegur.
Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit D. V., se i kishin djegur automjetin, në afërsi të banesës së tij, në fshatin Pluk, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë organizuan punën operacionale dhe veprimet hetimore për të përcaktuar autorësinë e rastit dhe për të sqaruar rrethanat.
Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i djegies, shtetasi M. B., 39 vjeç, banues në këtë fshat.
Gjithashtu, u identifikua shtetasi që dyshohet se porositi kryerjen e këtij krimi, A. Z., 28 vjeç, i cili nga veprimet hetimore, rezultoi se ka qenë në konflikt me xhaxhanë e shtetasit D. V., për motive pronësie. Punohet intensivisht për kapjen e 28-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
