Gjyqi “Partizani”/ Berisha kërkoi Ramën si dëshmitar, SPAK: Vendimin e ka në dorë…
Ka nisur seanca gjyqësore në ngarkim të Sali Berisha dhe të pandehurve të tjerë, ku SPAK ka paraqitur kundërshtimet e saj ndaj disa kërkesave të të pandehurve për prova.
Në seancë, SPAK theksoi se nuk është në rastet e mëparshme të ndryshimit të akuzës për Andia Pustinën, duke sqaruar se nuk ka arsye për pushimin e akuzës ndaj saj.
Sa i përket kërkesave për prova nga Fatmir Bektashi dhe shoqërisë “Kontakt”, Prokuroria është dakord për thirrjen e dëshmitarëve.
Për ekspertimet e kërkuara nga kjo shoqëri, SPAK kërkoi saktësimin e tyre dhe theksoi se ekspertiza kontabël do të merret mbi bazën e provës së dorëzuar nga Prokuroria, me të drejtën e të pandehurit për ta rikryer atë nëse nuk pajtohet.
Prokuroria kërkoi gjithashtu që kërkesat për papërdorueshmëri apo paligjshmëri të provave të rrëzohen dhe të mos merren parasysh.
Në lidhje me kërkesën e Sali Berishës për të thirrur si dëshmitar Edi Ramën, SPAK deklaroi se vendimi për këtë çështje do t’i lihet në gjykim të gjykatës.
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128