Dorëzoni armët! OSBE: Ngjarjet e rënda për shkak të armëve që kanë në banesa

Një numër i lartë i vrasjeve dhe plagosjeve në vend realizohen me armë që janë marrë nga depot e ushtrisë në vitin 1997. OSBE ka kërkuar nisjen e projektit për dorëzimin vullnetar të tyre, duke theksuar se mbajtja e pistoletave apo automatikëve në banesa rrit rrezikun e përfshirjes në akte të rënda.
Qarkullimi i armëve të marra nga depot ushtarake në vitin 1997 apo dhe mbajtja e tyre në familje konsiderohen rrezik dhe shqetësim për organizatat ndërkombëtare.
OSBE në tryezë me Ministrinë e Brendshme kërkon ndërgjegjësim të popullsisë për dorëzimin e tyre dhe të mos dënohen poseduesit.
"Të rinjtë duhet të ndërgjegjësohen sa i përket rrezikut që sjellin armët. Kjo organizatë përpiqet të sjellë në vëmendje atë çka është e rëndësishme, pra mospërdorimi dhe dorëzimi i këtyre armëve në polici ka sjellë rezultate të mira. Ne besomë se dhe këtu në Shqipëri do të kemi progres," tha ai.
Mbajtja e armëve në banesë konsiderohet si shkak për kriminalitetin në vend, ndërsa OSBE bëri një renditje të qyteteve me ngjarje të rënda.
Drejtori i rendin dhe sigurise publike Rebani Jaupi apeloi për kufizimin e dhënies së lejes për mbajtjen e armëve.
"Për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta," tha ai.
Thirrja e zëvendësministrit Besfort Llamallari ishte për të rinjtë, duke u kërkuar të mos mbajnë armë, çka u sjell pasoja të rënda në momente të caktuara.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

