Dosja Balluku/ Sokol Bregu: Ushqim politik, nuk ka përfitim! Dervishi: Batutat në dosje...

6 Nëntor 2025, 21:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dosja Balluku/ Sokol Bregu: Ushqim politik, nuk ka përfitim! Dervishi:

Gazetarët Ferdinand Dervishi dhe Sokol Bregu, të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dhanë detaje të dosjes “Balluku” që po publikohet pjesë-pjesë. Gazetari Bregu u shpreh se pjesë të kësaj dosjeje po bëhen ushqim politik sepse ndryshe nga dosjet e tjera të zyrtarëve, këtu nuk bëhet fjalë për përfitim. 

Dervishi: Nga ajo çfarë lexuam nga dosja, bëhet fjalë për tunelin e Llogarasë. Duket një praktikë, është marrë në analizë si ka shkuar nga fillimi në fund dhe akuza duket sikur Ministrja dhe njerëzit e saj, kanë bërë një tender që e kanë çuar atje ku duan ata, këtë jep dosja si panoramë.

Ideja është që e kanë çuar tenderin, ta fitojë dikush që duan ata, duke skualifikuar të tjerë. Ky është thelbi i gjithë asaj dosje.

Aty kishte batuta nga më të ndryshme, që i morën portalet dhe i bënë copë-copë. Akuza është shkelje e barazisë në tendera.

Bregu: Ata mendojnë se mund të ketë favorizim. Sic e pashë unë dosjen është një chat mes ministrit dhe vartësit, një ushqim për mediat si komunikojnë ata. Një gur në dorën e opozitës, e cila shpreson në këto momente për një konflikt midis Ramës dhe Ballukut. Por a ka një konflikt mes tyre? Nuk mendoj se ka një të tillë. Siç e lexova unë dosjen, është tërheqje vëmendje e prokurorisë speciale, për të trazuar botën politike në Shqipëri. Mendoj se është ushqim politik.

Të gjithë dosjet kanë në thelbin e tyre një përfitim, diçka që rrjedh. Këtu nuk ka. Në ministrat e kësaj qeverie, vetëm kjo shkon shkelje të barazisë në tendera, të tjerët janë korrupsion e me rradhë. Ky nen fillon nga zero ditë burg. Është ndryshe nga dosjet e tjera.

Dervishi: Nuk janë këto të dhëna, ka marrë kaq apo jo. Ajo që kuptohet, i është hequr dikujt me më pak para dhe i është dhënë dikujt me më shumë.

 

Po ndodh...

ide