Drejtonin mjetet pa leje drejtimi, një i arrestuar, një i proceduar në Gjirokastër

Një person është arrestuar ditën e sotme nga Policia në Gjirokastër dhe një tjetër është proceduar penalisht pasi janë kapur duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi.
Policia sqaron se në pranga ka rënë një 58-vjeçar pasi drejtonte motomjetin pa leje drejtimi, ndërsa procedimi ka nisur për një 32-vjeçar për të njëjtën akuzë.
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban:
-arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 32 vjeç, banues në Tepelenë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
-
Arratiset nga burgu shqiptari në Zvicër
28 Mars, 16:35 -
-
Përfshihet nga flakët apartamenti në Tiranë
28 Mars, 16:11
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



