Durrës/ 'Range Rover' godet me makinë policët, autori i armatosur
9 Qershor 2022, 23:38 / AKTUALITET

Dy efektivë të policisë rrugore të Durrësit janë goditur mbrëmjen e sotme e kësaj të enjte nga një makinë e cila ecte në sens të kundërt.
Uniformat blu bëjnë të ditur se makinës i është bërë me shenjë që të ndalojë, por ajo ka vijuar rrugën dhe ka goditur efektivët, duke përplasur dy punonjës policie, njëri prej të cilëve ndodhet aktualisht në spital për ndihmë mjekësorë, jashtë rrezikut për jetën.
Forcat operacionale të DVP Durrës janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e njerit prej personave që ndodhej në mjet i cili është kapur me armë zjarri pistoletë. Ndërkohë që policia vijon të jetë në kërkim të personit tjetër që ishte në mjetin Range Rover të bardhë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


