Dy ditë pa asnjë gjurmë nga Jurgen Karaj, polumbarët e RENEA-s dhe efektivët e ushtrisë vijojnë kërkimet

Kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj, banues në fshatin Fullqet, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi në fshatin Darsë, kanë vijuar edhe ditën e sotme.
Ka qenë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se polumbarët e Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 22 efektivë të Forcave të Armatosura po vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e të riut që dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit Mat pas një aksidenti me makinë.
Sipas ministrit, me ndihmën e dronëve dhe pajisjeve të specializuara, çdo metër terreni po kontrollohet, nga ura e Darsës në Klos deri në bashkinë e Matit.
Ditën e djeshme, kërkimet u shtrinë përgjatë lumit Mat dhe vijuan gjatë gjithë ditës, por u ndërprenë pas rënies së errësirës. Operacioni ka rifilluar sërish që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në kërkime janë përfshirë gjithashtu familjarët e të riut, si edhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë autoritetet në terren.
Kujtojmë se Jurgen Karaj ndodhej në automjetin që drejtohej nga 24-vjeçari Andi Losha. Nga hetimet rezultoi se Losha kishte dalë nga uji pa njoftuar policinë, duke lënë në mes të përroit mikun e tij, Jurgen Karajn.
Andi Losha akuzohet se pas aksidentit, është larguar nga vendngjarja dhe nuk i ka dhënë ndihmë pasagjerit, 30 vjeçarit Jurgen Karaj, i cili tanimë rezulton i zhdukur.
Ky shtetas iu nënshtrua dhe testit të alkoolit pas ndalimit dhe rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në momentin kur ka ndodhur aksidenti, në orën 01:30 të mëngjesit të djeshëm.
Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

