Dy pistoleta, birra, cigare dhe shenja kokaine! Çfarë u gjet brenda apartamentit ku u mbajt e mbyllur 21-vjeçarja

Këto janë sendet e gjetura në tavolinë në apartamentin ku ishte e mbyllur 21-vjeçarja Sajma Qordja, e cila një ditë më parë ngriti në këmbë Policinë e Shtetit dhe Forcat RENEA, pas telefonatës denoncuese të bërë në polici.
Siç shihet në foton e siguruar nga gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, në tavolinë ndodhen pije, shishe birre, mbetje droge, 2 pistoleta dhe paketa cigareje të grumbulluara.
Policia njoftoi më herët se ka shpallur në kërkim 5 persona.
Bëhet fjalë për shtetasit S. S., 29 vjeç, A. A., 36 vjeç dhe O. A., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe A. J., 40 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu në kërkim është shpallur edhe Joni Sadikaj, 26 vjeç, banues në Tepelenë i cili ëhstë i dashuri i vajzës 21-veçare.
Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur të mbyllur 21-vjeçaren në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore, njftoi policia.
Vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Ndaj pesë personave të shpallur në kërkim rendojnë akuzat “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
