Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, shkrumbohet furgoni në Korçë

26 Shtator 2022, 08:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, shkrumbohet furgoni

Në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.17 Korçë, një mjet tip furgon është përfshirë nga flakët.

Mjeti ishte në pronësi të shtetasit Renato Torollari, ndërsa zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm. Por në polici ai ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe nuk është me precedent të mëparshëm penal.

"Më datë 26.09.2022, rreth orës 03:00, në lagjen nr. 17, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip furgon në pronësi të shtetasit R. T., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar në afërsi të banesës," njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

Po ndodh...