E gjithë Shqipëria në rrugë/ Tropoja i bashkohet reagimit popullor, protestë këtë të mërkurë

10 Qershor 2026, 15:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

E gjithë Shqipëria në rrugë/ Tropoja i bashkohet reagimit

Vëmendja është e përqëndruar te protestat që kanë “kapluar” mbarë Shqipërinë. Së fundmi është zgjeruar edhe më shumë harta e zemërimit popullor, teksa protestat janë shtrirë deri në Tropojë.

Këtë të mërkurë, në orën 18.00, tropojanët do të mblidhen përpara muzeut të qytetit. “Merr një flamur në dorë, bëj pankartën tënde, merr familjen me vete dhe hajde protesto për çdo padrejtësi gjatë këtyre 35 viteve”- shkruhet në njoftim.

Tropoja, e konsideruar si zemra e Shqipërisë, është një nga vendet nga ku ka dalë demokracia dhe tashmë qytetarët e asaj zone do të mund të bashkohen për revolucionin.

Theksojmë se sot në Tiranë, ndërkaq, do mbahet protesta mbarëkombëtare, e 11-ta me radhë, me synimin rrëzimin e qeverisë Rama.

721995525 1326515693002212 8659209654532233898 N

Po ndodh...

ide