Neymar “pushton” rrugët e Brazilit! Pikturë 800 metra katrorë mbi asfalt për sulmuesin e “Seleçaos”

Një pikturë gjigante e Neymarit, e realizuar mbi asfalt në Brazil, ka tërhequr vëmendjen e mijëra njerëzve. Vepra prej afro 800 metrash katrorë është kthyer në një nga atraksionet më të veçanta të zonës.
Brazilianët janë të çmendur pas Nejmarit. Kjo u pa qartë edhe kur Ancheloti përfshiu sulmuesin në botëror. Disa artistë kanë vendosur të përfitojnë nga popullariteti i tij, për të tërhequr vëmendjen në prag të botërorit.
Në Novo Hamburgo, në shtetin brazilian të Rio Grande do Sul është bërë një pikturë gjigante e yllit të futbollit brazilian, e cila është realizuar direkt mbi asfalt, duke pushtuar një sipërfaqe prej gati 800 metrash katrorë.
Vepra artistike është ideuar nga Rafael Jung dhe është realizuar në bashkëpunim me pesë artistë të tjerë. Për përfundimin e saj janë përdorur rreth 200 litra bojë, ndërsa artistëve iu deshën dy ditë punë intensive për të transformuar një kryqëzim rrugësh në një vepër artistike për numrin 10 të kombëtares braziliane.
Muralja është kthyer menjëherë në një atraksion për banorët dhe vizitorët, të cilët ndalojnë për të fotografuar veprën e pazakontë kushtuar një prej futbollistëve më të njohur të Brazilit.
Sipas autorëve, projekti synon të rikthejë traditën e pikturave të rrugëve që shoqërojnë atmosferën e Botërorit në Brazil.
Ndërkaq, Neymar po hedh hapa të rëndësishëm drejt rikthimit të plotë në fushën e lojës.
Sulmuesi brazilian vijon përgatitjet individuale dhe po punon me intensitet për të arritur formën optimale.
Testet e fundit mjekësore të kryera nga futbollisti kanë dhënë rezultate pozitive. Stafi që po ndjek nga afër gjendjen e Neymarit është i kënaqur me progresin e shfaqur, duke vlerësuar se rikuperimi po ecën sipas planit të parashikuar.
Kjo ka rritur optimizmin se ai do të jetë në gjendje të rikthehet në nivelin e tij më të mirë dhe të ndihmojë Brazilin në Botëror.
Po ndodh...
ide
Kush janë hijenat rrotull protestës?
Protesta kundër një elite pa moral
Protestat nuk prodhojnë liderë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128