E rëndë në Elbasan/ Përdhunohet nga dy persona 31-vjeçari me aftësi të kufizuara

16 Prill 2024, 12:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

E rëndë në Elbasan/ Përdhunohet nga dy persona

Një rasti i rëndë abuzimi seksual është zbuluar në Elbasan, teksa dy persona janë arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku janë arrestuar një 44-vjeçar dhe një 59-vjeçar. Këta dy persona dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një djalë 31-vjeçar, me aftësi të kufizuara.

Denoncimi në polici është bërë nga nëna e djalit dhe nga vetë ai.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit B. J., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe R. B., 59 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.