Muçi ndez festën kuqezi, Shqipëria kalon në avantazh ndaj Finlandës
12 November 2026, 21:27 / SPORT
Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Finlandës në sfidën që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në kuadër të Nations League.
Protagonist është bërë Ernest Muçi, i cili ka realizuar një supergol, duke ndezur festën kuqezi në shkallët e stadiumit dhe duke i dhënë epërsinë Kombëtares shqiptare.
Kuqezinjtë e kanë nisur këtë përballje me skemën 3-4-2-1. Në portë është Thomas Strakosha, ndërsa reparti defensiv përbëhet nga Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj. Në mesfushë luajnë Hysaj, Asllani, Ramadani dhe Pilo, ndërsa në mbështetje të Rey Manajt janë vendosur Muçi dhe Laçi.
Ndërkohë, tifozët shqiptarë kanë krijuar një atmosferë elektrizuese në “Air Albania”, duke mbështetur Kombëtaren në këtë përballje të rëndësishme.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
Nga Indrit Gjyzeli
ide
"RNB-BNB", si thirrje për t’i dhënë fund tranzicionit!
Nga Edison Lika
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Nga Irena Beqiraj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

