Shqipëria kërkon hakmarrjen ndaj Finlandës dhe vendin e parë në grup, Maran premton sulm që nga minuta e parë, formacioni i mundshëm
Në një ‘Air Albania’ pa asnjë vend bosh, kombëtarja shqiptare e futbollit luan sonte duke filluar nga ora 20:45 ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni në “Nations League”, përballë Finlandës.
Kuqezinjtë zbresin në fushë për tre pikët që mund t’i sigurojë vendin e parë në grupin 1 i Ligës C, që do ta ngjistë kombëtaren një ligë më lart dhe i jep një shans më shumë për Evropianin 2028.
Në sfidën që pritet edhe një ‘hakmarrje’ e vogël ndaj një kundërshtari që na mundi 2-1 në Helsinki, humbja e vetme në këto sezon, trajneri Rolando Maran duket se do t’i qëndrojë besnik skemës 3-4-2-1, e cila është alternativa e preferuar e tij.
Formacioni i mundshëm pritet të nisë me veteranin Berisha në portë, ndërsa në mbrojtje, treshja përbëhet nga Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj.
Në mesfushë nuk ka supriza, me Hysajn dhe Pilo-n që luajnë në krah, ndërsa në qendër Asllani e Ramadani. Sulmi me tre, Muçi dhe Qazim Laçi që do të mbështesin Rey Manajn. taliani Maran ka premtuar kërkimin e golit që nga minutat e parë.
"Ne do të futemi në fushë për të krijuar sa më shumë raste dhe për të shënuar. Këtë do ta bëjmë duke patur mendjen në prapavijë që të mos e pësojmë. Ndeshja kundër San Marinos ka vënë pak në pikëytje modelin tonë të lojës, por e rëndësishme është se skuadra është koshiente për atë që duhet të bëjmë dhe këtë duhet ta tregojmë në fushë ndaj Finlandës”, tha trajneri i kombëtares.
Pas fitores me shumë vështirësi 2-1 kundër San Marinos bënë përshtypje fjalët e kapitenit Berat Gjimshiti, i cili pohoi se ‘lojtarët nuk duhet të mendojnë për lavdinë personale, por për kombëtaren’.
Kur janë luajtur 4 ndeshje deri më tani, Shqipëria kryeson grupin me 9 pikë, e ndjekur nga Finlanda dhe Bjellorusia me nga 7 pikë e San Marino në fund me zero pikë. 3 ditë pas Finlandës kuqezinjtë përballen me Bjellorusinë në Hungari.
UEFA ka caktuar arbitra portugez për këtë sfidë, me kryesor Joao Pinheiro, i cili ka një karrierë të njohur ndërkombëtarisht.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
"RNB-BNB", si thirrje për t’i dhënë fund tranzicionit!
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Atdheu pa semaforë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

