Deklaroi se Samiti NATO-s do mbahej në Tiranë, Rama përgënjeshtron veten: S’do mbahet më 2027-ën në Shqipëri

12 November 2026, 13:33 / POLITIKË ALFA PRESS

Deklaroi se Samiti NATO-s do mbahej në Tiranë, Rama

Aleanca perëndimore e mbrojtjes, NATO, nuk do të mbajë një samit liderësh në vitin 2027 në Shqipëri.

Këtë e konfirmoi vetë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në mbledhjen e komunitetit evropian në Dublin të Irlandës.

Shqipëria është caktuar të presë samitin e ardhshëm të NATO-s, por ende nuk ka një marrëveshje se kur do të zhvillohet samiti, u tha Rama gazetarëve të enjten në Dublin.

"Sigurisht, jo në vitin 2027", tha ai. Nëse ka një marrëveshje për të organizuar një takim të udhëheqësve të NATO-s në vitin 2028, atëherë samiti do të mbahet në Shqipëri, shtoi Rama.

Vetë kryeministri Edi Rama në korrik të 2026, në samitin e NATO-s në Ankara deklaroi me mjaft entuziazëm pritjen e samitit të radhës së aleancës në Tiranë, duke iu përgjigjur me ironi edhe kritikëve.

“Si thanë? Nuk do bëhet samiti në Shqipëri. Kështu thanë? Epo ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët në Shqipëri. Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Kështu që samiti i ardhshëm do të bëhet në Tiranë”, deklaronte Rama nga Ankaraja.

Samitet e NATO-s nuk ndjekin një orar të rregullt ose të përcaktuar. Ato zakonisht planifikohen shumë kohë më parë, por mund të thirren me një njoftim më të shkurtër nëse është e nevojshme.

Udhëheqësit e NATO-s janë takuar çdo vit vitet e fundit, me dy samite të jashtëzakonshme shtesë të mbajtura në ditët dhe javët pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022./ DPA News.

Po ndodh...