Arrestohet 19-vjeçari në Sarandë, transportonte kundrejt pagesës 4 kinezë drejt kufirit me Greqinë

12 November 2026, 10:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Arrestohet 19-vjeçari në Sarandë, transportonte kundrejt

Një 19-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Transit 3”, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim transportonin kundrejt pagesës katër shtetas kinezë, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Greqisë.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, pas marrjes së informacioneve për transportimin e paligjshëm të emigrantëve.

Në pranga përfundoi M. M., 19 vjeç, banues në Konispol, ndërsa në kërkim u shpall A. S., 21 vjeç, banues në Kosovë.

Sipas policisë, 19-vjeçari monitoronte rrugën për të sinjalizuar praninë e uniformave blu, ndërsa bashkëpunëtori i tij transportonte me automjet katër shtetasit kinezë në drejtim të Konispolit.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, në afërsi të Konispolit, 21-vjeçari braktisi automjetin dhe u largua me vrap, duke përfituar nga errësira dhe terreni.

 

Po ndodh...