Ndeshja Shqipëri–Finlandë, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë

12 November 2026, 09:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ndeshja Shqipëri–Finlandë, ja rrugët që do të

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Finlandë, e cila do të zhvillohet sot, më 12 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Për shkak të këtij aktiviteti sportiv, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes do të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve në disa rrugë pranë stadiumit.

Aks rrugore që do të bllokohen janë:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pranë urës së ish-Hotel Dajtit;

-Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;

-Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës Amerikane;

-Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës Amerikane;

-Rruga “Themistokli Gërmenji”, në hyrje;

-Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;

-Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

-Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

Ndërkohë, pak para përfundimit të ndeshjes, lëvizja në sheshin “Wilson” do të devijohet drejt rrugës “Sami Frashëri”.

Policia bën me dije se Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të hapura për qarkullimin e automjeteve.

Gjithashtu, tifozët do t’i nënshtrohen kontrolleve para hyrjes në stadium, për të parandaluar futjen e sendeve të rrezikshme, fishekzjarrëve, flakadanëve dhe materialeve me përmbajtje raciste.

Po ndodh...