"Na pëlqen apo jo, do t’i keni aty", Rama i jep leksione Zelenskyt: Bisedoni me rusët!

12 November 2026, 14:45 / POLITIKË ALFA PRESS

"Na pëlqen apo jo, do t’i keni aty", Rama i jep leksione

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në Dublin të Irlandës, përpara nisjes së Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian.

Përtej takimit me kreun e shtetit ukrainas, Rama ka zgjedhur të përcjellë edhe një mesazh të qartë për Kievin dhe Europën: Rusia nuk do të zhduket dhe me të duhet folur.

Në rolin e ‘liderit global” që shpërndan këshilla për diplomacinë ndërkombëtare, Rama ka kritikuar Europën për mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës pa mbajtur të hapur një kanal dialogu me Moskën.

“Duhet të shohim atë që duhet bërë në interesin më të mirë të komunitetit europian. Unë besoj se është bërë gabim që diplomacia u është lënë në dorë të të tjerëve.

Ka një përqendrim vetëm për mbështetje ushtarake për Ukrainën, që është gjëja e duhur për t’u bërë, pa mbajtur të hapur një kanal bisedimi për Rusinë.

Na pëlqen apo jo, Rusia nuk do të shkojë askund dhe do të qëndrojë aty dhe e ardhmja e kontinentit është e përbashkët, për të cilën duhet të punojmë duke shfrytëzuar të gjitha mjetet. Ndërkohë që mbështesim gjatë gjithë kohës Ukrainën, na duhet të bisedojmë”, 

“Nuk duhet t’u takojë amerikanëve, kinezëve apo indianëve të bisedojnë me Rusinë. I takon Europës të kuptojë gabimin që ka bërë. Unë ndihem i trazuar që Europa e ka mbështetur te armët dhe jo te diplomacia. Unë përfaqësoj një vend me peshë të caktuar, nuk mund t’u jap leksione të mëdhenjve”, u shpreh Rama.

Po ndodh...