Jensen Huang largohet pas 33 vitesh, Colette Kress merr drejtimin e Nvidia-s, kush është gruaja që do të udhëheqë gjigantin e AI-së?
Pas 33 vjetësh nën drejtimin e Jensen Huang, gjiganti i Al, Nvidia ka një drejtuese të re.
Colette Kress është emëruar drejtoreshë ekzekutive e përkohshme, pas dorëheqjes së bashkëthemeluesit të kompanisë.
Kress, e cila iu bashkua Nvidia-s në shtator të vitit 2013, ka mbajtur postet e zëvendëspresidentes ekzekutive dhe drejtoreshës financiare, duke luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e kompanisë.
Para se t'i bashkohej Nvidia-s, ajo kishte punuar për afro 25 vjet në sektorin financiar të kompanive të mëdha teknologjike, përfshirë Microsoft dhe Cisco.
Sipas njoftimit zyrtar, Kress do të vazhdojë të mbajë edhe përgjegjësitë e saj aktuale, derisa bordi drejtues të përzgjedhë një drejtor të përhershëm ekzekutiv.
“Fuqia e Nvidia-s ka ardhur gjithmonë nga njerëzit e saj. Jam e përkushtuar të ndërtoj mbi themelet e jashtëzakonshme që Jensen krijoi gjatë 33 viteve të fundit”, deklaroi ajo.
Bordi i Nvidia-s ka nisur kërkimin për drejtuesin e ri, duke shqyrtuar kandidatë si brenda, ashtu edhe jashtë kompanisë.
Kress tani merr drejtimin e një prej kompanive më të rëndësishme në botën e Al, në një moment vendimtar për të ardhmen e saj.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
"RNB-BNB", si thirrje për t’i dhënë fund tranzicionit!
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Atdheu pa semaforë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

