E rëndë/ Po priste radhën në bankë, humb jetën një person në Korçë

28 Qershor 2024, 16:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

E rëndë/ Po priste radhën në bankë, humb jetën
Një 67-vjeçar ka humbur jetën këtë të premte në Korçë.

Mësohet se 67-vjeçari, me pasaportë amerikane, ka pësuar rëndim të gjendjes shëndetësore teksa ka qenë brenda një banke, ndërsa u transportua me ambulancë drejt spitalit, por nuk ka mundur të shpëtojë.

Trupi do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore për të zbardhur shkaqet e vdekjes, ndërsa kanë nisur edhe hetimet mbi ngjarjen nga policia.

 

Po ndodh...