Emergjencë në kroçierën turistike, evakuohet me urgjencë drejt spitalit të Durrësit një turist britanik

20 Maj 2026, 09:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emergjencë në kroçierën turistike, evakuohet me

Një operacion urgjent është zhvilluar në det nga Kapiteneria e portit të Durrësit, pas thirrjes për ndihmë nga një anije turistike që kalonte pranë ujërave shqiptare.

Kroçiera Marbella Explorer II ka lëshuar thirrjen për ndihmë në orën 23:50, teksa ndodhej rreth 20 milje nga Durrësi, pasi në bord ndodhej një shtetas anglez i sëmurë.

Sipas informacionit nga kapiteni i kroçerës i sëmuri kishte simptoma të rënda që kërkonin ndërhyrje urgjente spitalore. Kroçiera po lundronte nga Korfuzi për në Kotor dhe menjëherë u udhëzua nga Kapiteneria e Portit Durrës që të afrohej në radën e portit shqiptar për të marrë të sëmurin.

Ndërkaq u e njoftuan autoritetet, rimorkiatori i ASHD-së për të bëre të mundur marrjen nga rada dhe ambulanca për ta shoqëruar në Spitalin Rajonal Durrës.

Në orën 02:30 shtetasi anglez me inicialet C.P mbërriti në spital nën kujdesin e mjekëve ku vijon të ndodhet, por jashtë rrezikut për jetën.

Në operacion u angazhua mjeti “Joni” i ASHD-së me ekuipazhin e vet, si dhe oficerët e Kapiteni i Portit Durrës.

Burri vuan nga Ventral Hernia akute.

Po ndodh...