Lufta në Iran ‘burim’ tensionesh/ Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Trump do të marrë pjesë në samitin e G7 në Francë

20 Maj 2026, 08:40 / BOTA ALFA PRESS

Lufta në Iran ‘burim’ tensionesh/ Shtëpia e Bardhë e

Presidenti amerikan Donald Trump do të marrë pjesë në samitin e G7 në Francë, i cili do të mbahet nga 15 deri më 17 qershor, raportuan sot mediat botërore duke iu referuar deklaratës së zyrtarit të Shtëpisë së Bardhë.

Udhëheqësit e grupit të shtatë ekonomive më të zhvilluara, i cili përbëhet nga Gjermania, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Italia, Japonia dhe Britania e Madhe, do të takohen në qytetin e Evianit, sipas BFM TV.

Atmosfera në samit pritet të jetë e tensionuar midis miliarderit republikan dhe disa krerëve të shteteve dhe qeverive, prania e të cilëve pritet në Francë dhe lufta në Iran është një burim tensionesh shtesë midis Trump dhe udhëheqësve të tjerë të G7.

Kjo edhe pasi presidenti amerikan i kritikon për mosmbështetjen e ofensivës ushtarake amerikane, ose për mospjesëmarrjen në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, shton televizioni francez.



Po ndodh...