
Foto+Emrat/ Detaje nga operacioni antidrogë në kryeqytet, kush janë tre të arrestuarit?

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni antidrogë, që u zhvillua të enjten, në orët e vona të mbrëmjes Rrugën e Kavajës në Tiranë.
Tre personat që u arrestuan dyshohet se ishin furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut. Ata janë identifikuar si Enea Sulejmani, Igli Begaj dhe Shkëlqim Osteni.
Prej dy muajsh, ata ishin nën vëzhgimin e policisë dhe u kapën në flagrancë, teksa shkëmbenin lëndën narkotike në një rrugë pa krye, ku kishin lënë vendtakimin.
Në momentin që u përballën me patrullën e policisë, ata lëvizën mbrapa, duke përplasur makinën e efektivëve dhe duke rrezikuar policët që ishin në këmbë.
Të ndodhur në këtë situatë, një prej efektivëve qëlloi me armë, duke plagosur në inde të buta 30-vjeçarin Enea Sulejmani. Ai ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka sekuestruar gjithashti 1 kg kokainë.
Enea Sulejmani

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128